“Mbylli transmetimin pasi nuk do të kishte ndikim”, gazetari Arben Manaj rrëfen se si u dorëzua BBC gjatë regjimit komunist
Gazetari i njohur i AlbaniaWeb.net, ishte i ftuar në “E Diell” ku rrëfeu ndër të tjera arritje të tij në fushën e gazetarisë.
Ai u ndal te dorëzimi i BBC gjatë regjimit komunist dhe mbyllja e transmetimit. Manaj zbuloi se në atë kohë u gjykua që regjimi komunist ishte shumë i fuqishëm, sa BBC nuk do të kishë asnjë ndikim te populli shqiptar.
Pjesë nga biseda në studio:
Çfarë do të thotë të punosh në BBC? Si një shkollë e madhe gazetarie botërore
Manaj: Kam, filluar me BBC në 3 janar 1993. Mora vesh që do të hapej BBC në Shqip kur kam qenë në një trajnim në Vjenë. Kam qenë në një kurs trajnimi. Pasi erdha në Tiranë u interesova në atë kohë, erdhën gazetarët dhe u bë një konkurs. Ata morën 6 veta për të shkuar në Londër.
Me çfarë synimi e hapi BBC?
Manaj: Ideja ishte rënia e komunizmit dhe fillimi i proceseve integruese… BBC ka qenë radio Londra. BBC u mbyll sa u gjykua që regjimi ishte shumë i fuqishëm, sa nuk do të kishte ndikim të fuqishëm. Ata dëshironin ta përmbysnin atë sistem.
AlbaniaWeb.net