“Mur” ndal Napolit, mediat elozhe Gjimshitit: Zhvilloi ndeshjen e jetës (VIDEO)
Suksesi i pastër 0-3 i Atalanta-s në “Maradona” po bën xhiron në Itali. Ekipi i Gasperinit ndali Napoli, me blutë që vinin si një “uragan” në këtë takim pas 5 fitoreve radhazi në Serie A. Atalanta jo vetëm që doli me 3 pikë nga kjo transfertë, por i dha besim edhe ekipeve të tjera se Napoli mund të ndalet. Kjo ishte fitorja e 5-të radhazi për bergamasktët që tashmë e shohin veten ne vendin e 3-të, 3 pikë larg Napolit kryesues.
Conte pas ndeshjes pranoi se Atalanta është për momentin një ekip më i mirë se sa ata. Njeri i ndeshjes ishte Lookman autor i një “dopiete”, por një ndeshje monumentale zhvilloi dhe kapiteni kuqezi Berat Gjimshiti, i vlerësuar nga mediat italiane me notën 7:
“Bëri një ndërhyrje në limitet, në zonën e rreptësisë ndaj Politano-s, por kjo tregoi vetëbesimin e tij. Ngriti murin duke mos lejuar praktikisht askënd të kalojë. Mbase luajti një nga ndeshjet e tij më të mira që kur u transferua në Bergamo”, shkruan TuttomercatoWeb.
()