Sat, Nov 23, 2024

Ish-banorja e BBVK flet pas eliminimit: Kam qenë pak e shokuar

  • PublishedNovember 4, 2024

Ish-konkurrentja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Bay T, ka shprehur habinë pasi zbuloi se ishte votuar më pak nga publiku.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Big Talk” të Klan Kosova, ajo theksoi se nuk e kishte luajtur lojën ashtu siç duhej, pasi nuk ishte përshtatur me karakteret dhe debatet e tjerë në shtëpi. Bay T tregoi se ndiente se do të dilte pasi ishte nominimuar me konkurrentët më të fortë.

“Darka me të nominuarit përfshinte ata që ishin më të fortë, prandaj e kisha një ide,” tha ajo. Megjithatë, ajo u befasua kur e mori vesh se ishte një nga më të pëlqyerit më të pakët. “Kam qenë pak e shokuar, por gjithçka është në rregull. Mendoj se karakteri im, që ishte larg debateve, ka ndikuar në këtë rezultat. Nuk po them se debati nuk ishte në nivelin tim, por thjesht nuk kam arritur të përshtatem me ata karaktere.”