Sat, Nov 23, 2024

Ka predispozitë gjenetike për Alzheimer, Chris Hemsworth tregon zhvillimin e fundit

  • PublishedNovember 4, 2024

Aktori i njohur Chris Hemsworth ka ndarë një përditësim për shëndetin e tij.

Në fillim të këtij viti, ai tregoi se ka një predispozitë gjenetike që e vë atë në rrezik të zhvillimit të sëmundjes Alzheimer. Hemsworth postoi në Instagram për të ndarë një paraqitje të shkurtër të jetës së tij ndërsa luftonte me diagnozën sfiduese.

Ai ndau foto me Dr; Adeel Khan, i njohur për trajtimet me qeliza staminale. Në foto aktori dukej i relaksuar, i veshur casual me pantallona të shkurtra.

“Puna e tij me qelizat MUSE – një lloj i pabesueshëm i qelizave burimore rigjeneruese, është unike. Fakti që ai bashkëpunon drejtpërdrejt me profesoreshën Mari Dezawa, e cila ishte pioniere e këtyre qelizave, më bëri të ndihem i sigurt se isha në duart e dikujt në krye të mjekësisë rigjeneruese,”-shkroi aktori.

Për ata që nuk e dinë, Hemsworth zbuloi diagnozën e tij gjatë xhirimeve të Limitless vitin e kaluar. Ai zbuloi se predispozita e tij gjenetike e vendos atë “tetë deri në 10 herë më shumë gjasa” për të zhvilluar sëmundjen e Alzhaimerit.