Mosbindje civile apo rikthim në Kuvend për buxhetin? PD në dilemë, Berisha: Duhet të luftojmë për minimumin jetik 200 euro
Partia Demokratike nuk ka një qëndrim nëse do të vijojë me mosbindjen civile apo do të rikthehet në Kuvend për të kundërshtuar projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.
Këtë e pranoi sot edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili tha se një vendim do të merret, por la të kuptohet se peshorja qëndron nga rikthimi në Kuvend.
“Një vendim do merret, por qëndrimi ynë është i prerë. Minimumi jetik 200 euro për çdo shqiptar. Ky është ligji i të gjitha ligjeve që do të mbrojmë në Parlament. Ftoj çdo shqiptar të mbështesë këtë nismë e cila i jep zgjidhje imediate problemeve të mëdha të krijuara te 46% e shqiptarëve që jetojnë sot në varfëri. Vendosja e minimumit jetik dhe mbi të llogaritja e pensioneve me një rritje shtesë, ky buxhet ka ccdo mundësi dhe kapacitet për të vendosur në këtë mënyrë. Vetëm këtë vit ka pasur një suficit 700 milionë euro nga mosrealizimi i shpenzimeve dhe investimeve. Mosbindja civile ka 77 metoda, kudo zhvillohet. Mendoj se ne duhet të bëjmë betejë për minimumin jetik 200 euro”, tha Berisha.
AlbaniaWeb.net