Produktet natyrale që shërojnë ngjirjen e zërit
E folura, e bërtitura, e kënduara për një kohë të gjatë ka një ndikim të fortë tek zëri.
Ngjirja e zërit nënkupton një ndryshim jo normal në kordat e zërit.
Ngjirja e zërit e bën atë më të thellë dhe më të ashpër.
Ndryshimet e lartpërmendura ndodhin pikërisht tek kordat e zërit brenda laringut.
Përtej lodhjes së kordave të zërit, ngjirja ndodh edhe si pasojë e një infeksioni të rrugëve të frymëmarrjes, pirjes së tepërt të pijeve me kafeinë dhe alkol, duhanpirja, ambientet e thata dhe kolla.
Nëse dëshironi të trajtoni ngjirjen e zërit, gjëja e parë që duhet të bëni është të mos flisni dhe të këndoni.
Kordat e zërit kanë nevojë për pushim disa ditor.
Për më tepër ju mund të përdorni disa kura natyrale për t’u rikuperuar shumë shpejt.
Më poshtë do të gjeni të listuara nga AgroWeb.org 10 produkte që ju vijnë në ndihmë me ngjirjen e zërit.
Xhenxhefili
Xhenxhefili qetëson kordat e zërit dhe largon inflamacionin.
Ai parandalon infeksionet në rrugët e frymëmarrjes.
Konsumojeni të freskët duke e spërkatur me pak kripë dhe lëng limoni.
Fetët e holla duhen konsumuar në interval të rregullta.
Ju mund ta zieni xhenxhefilin dhe ta pini tre herë në ditë duke e shoqëruar me mjaltë.
Mjalti
Mjalti është ideal për të qetësuar fytin dhe larguar inflamacionin.
Konsumoni nga një lugë gjelle mjaltë disa herë në ditë.
Mjaltin mund ta kombinoni me piper të zi ose lëng borziloku për shërim të shpejtë.
Uthulla e Mollës
Uthulla e mollës largon mikrobet dhe infeksionin në laringit.
Përzieni një lugë çaji me uthull molle me ujë të ngrohtë dhe pijeni disa herë në ditë ose bëni gargarë me të.
Gargarë me ujë dhe kripë
Gargara është një mënyrë efikase kundër zërit të ngjirur. Kripa heq sekrecionet nga sistemi i frymëmarrjes ndërsa uji i ngrohtë zbut fytin.
Përzieni një lugë çaji me kripë në një gotë me ujë të ngrohtë sa herë që të bëni gargarë.
Rekomandohet të kryeni 2-3 herë në ditë.
Trajtimet me avull
Tharja e fytit shkakton ngjirje të zërit.
Kryeni banjë me avull duke zier ujin në tenxhere dhe shtuar disa pika të një vaji esencial siç mund të jetë lavanda, kamomili apo trumza.
Mbulojeni kokën me peshqir dhe merrni frymë thellë.
Speci djegës
Përzieni gjysëm lugë çaji me spec djegës pluhur me një lugë gjelle me mjaltë dhe hajeni ngadalë.
Ju mund të përzieni një majë luge me spec dejgës me lëngun e një gjysëm limoni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe ta pini ngadalë.
Limoni
Limoni e zbut fytin dhe largon inflamacionin.
Vitamina C parandalon përhapjen e infeksionit.
Përzieni një lugë gjelle me mjaltë dhe lëng limoni në një gotë me ujë të vakët.
Pijeni lëngun disa herë në ditë.
Me lëngun e limonit të tretur në ujë ju mund të bëni edhe gargarë.
Hudhra
Prini një thelpi hudhër në gjysmë dhe njërën pjesë kafshojeni ngadalë dhe nga pak.
Lëngu i saj do të përshpejtojë shërimin.
Këshilla shtesë:
Freskohuni në fruta të ngrira
Mos bërtisni, mos pini duhan apo alkol
Ruani nivelin e lagështisë në dhomën e gjumit.
Pini lëngje të ngrohta
Bëni dush të nxehtë për të çelur rrugët e frymëmarrjes.
Mos përdorni solucione për zhbllokimin e hundëve./AgroWeb.org