Sat, Nov 23, 2024

Vaji i Kastorit për Shëndetin – Cilat Janë Vlerat për Zemrën, Imunitetin, Lëkurën

  • PublishedNovember 4, 2024

Vaji i Kastorit vjen nga farat e bimës Ricinus communis që rritet në natyrë në shumë vende me klimë të ngrohtë.

Egjiptianët e lashtë e përdornin këtë produkt si një kurë natyrale shumë efikase kundër irritimeve të lëkurës dhe syve.

Vajit të Kastorit i janë thurur lavde për aftësitë shëruese të lëkurës, luftuese kundër baktereve dhe qetësuese për sistemin tretës.

Prej mijëra vitesh, ekspertët më në zë të mjekësisë popullore e kanë përdorur për të trajtuar një sërë sëmundjesh.

Vaji i Kastorit ka fituar mjaft popullaritet falë aftësisë që ka për të shëruar konstipacionin, infeksionet e lëkurës dhe përmirësuar shëndetin e flokëve.

Megjithatë, ekspertët e AgroWeb.org thonë se Vaji i Kastorit luan një rol të rëndësishëm jo vetëm në forcimin e sistemit imunitar.

Vaji i Kastorit mundet të rrisë numrin e qelizave që ndihmojnë organizmin të largojë me shpejtësi viruset, bakteret, mykun dhe qelizat e dëmshme.

Vaji i Kastorit prodhohet nëpërmjet presimit të ftohtë të farave të bimës.

Ky vaj përmban acid ricinoleik që është shumë i vlefshëm, së bashku me disa kripëra të dobishme që shërbejnë për ushqimin dhe zbutjen e lëkurës por edhe për t’ju dhënë produkteve një strukturë më të qëndrueshme.

Për këtë arsye, Vaji i Kastorit përdoret gjërësisht në industrinë kozmetike dhe në produktet për flokët dhe lëkurën.

Vajin e Kastorit e gjeni lehtësisht në farmaci dhe pikat e shitjes së produkteve organike.

Ai gjendet edhe në trajtën e lëngshme për t’u pirë, si edhe në trajtëm e kremrave vajor për masazhe kundër dhimbjeve.

Vlerat shëndetsore të Vajit të Kastorit

Acidi ricinoleik që gjendet tek ky vaj është një acid yndyror i pangopur që ka një sërë vlerash të rëndësishme.

Përmirëson funksionet imunitare

Vaji i Kastorit përmirëson qarkullimin e gjakut, shëndetin e gjendrës tiroide, sistemin limfatik dhe atë imunitar.

Sistemi limfatik është përgjegjës për funksionin e plotë të sistemit të tretjes dhe të qarkullimit.

Vaji i Kastorit ndihmon në detoksifikimin e organizmit dhe përmirëson shëndetin  e zemrës dhe atë të sistemit tretës.

Konsultohuni me mjekun apo farmacistin për dozën dhe mënyrat e përdorimit sipas problemeve nga të cilat vuani.

Përmirëson qarkullimin

Qarkullimi i gjakut dhe sistemi imunitar janë në varësi të njëri tjetrit.

Kjo do të thotë se një njeri ka më shumë gjasa të preket nga një sëmundje kronike kur sistemi limfatik dështon së funksionuari ose shfaqet edema.

Kur përthithet nga lëkura, Vaji i Kastorit i jep forcë sistemit limfatik dhe pasuron qarkullimin e gjakut.

Për një tretje të shëndetshme  

Në mjekësinë popullore, Vaji i Kastorit stimulon çlirimin e plotë të substancave të akumuluara në traktin gastrointestinal. Nëse përdorni Vajin e Kastorit për të lyer zonën abdominale, do të vini re një tretje më të mirë dhe një rritje të energjisë.

Zbutje të simptomave të artritit

Vaji i Kastorit përdoret si një kurë natyrale kundër inflamacionit, enjtjes së kyçeve dhe dhimbjes që shoqëron artrititin.

Falë vlerave të tij natyrale kundër inflamacionit, ky vaj mund të përdoret edhe për masazhe në rastet e dhimbjeve muskulare dhe të gjymtyrëve.

Nëse lyeni zonat e dhimbjes dy herë në javë, simptomat do të zbuten./AgroWeb.org