Sat, Nov 23, 2024

Suksesi i thellë ndaj Elbasanit, Daja i lumtur: Treguam aftësitë tona, kam skuadër me potencial

  • PublishedNovember 4, 2024

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja u shpreh i lumtur pas suksesit 0-5 ndaj Elbasanit.

“Sigurisht që më e bukura e kësaj loje, përveç rezultatit, ishte kjo e tifozëve të Elbasanit. Ajo duartrokitje nuk ishte vetëm për Ilir Dajën por edhe për ekipin. Ishte e bukur që përpos duartrokitjeve nga tifozët e Dinamos, merr edhe nga tifozët e Elbasanit, si skuadër jo si trajneri Daja.  Ajo që është më e rëndësishme lojtarët treguan atë që kanë cilësi individuale. Nuk na mungon kualitetit brenda ekipit. Ne donim që lojtarët të merrnin fitoren. E kemi thënë edhe në fillim fare që të marrim pikët dhe më pas të ndërtojmë atë që duam të ndërtojmë. E gjithë fitorja i shkon ekipit tim, u treguan grup. Besoj se nuk është ky standarti, pasi duhet me e vazhduar në shumë ndeshje.

E kemi potencialin individual dhe për ta bërë shkrirjen me njëri-tjetrin, të veprojmë grup. Nëse nuk vlerëson veten nuk ka se si të vlerësohet tjetri. E bënë thjeshtë dhe kjo është e rëndësishmja. Sot ishte në maksimumin e vet, përballë një pretendenti për pjesën e sipërme të renditjes. Pa harruar se është viti i parë në Superiore. Lojtarët e mi kanë qënë në maksimum dhe kontrolluan lojën si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Jam me këmbë në tokë, sepse me një ndeshje nuk fitohet kampionati. DO bëjmë punën tonë javë pas jave për tu përmirësuar. Më mirë të fokusohemi te ajo që rëndon. Sot do gëzojmë dhe nga nesër do mendojmë për derbin me Partizanin, “tha tekniku Daja.


AlbaniaWeb.net