Korçë/ Burri plagos më thikë bashkëshorten, 38-vjeçarja në gjendje të rëndë në spital
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë këtë mbrëmje.
Rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi Aleko Myrtollari rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen Marjola Myrtollari, rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve, çifti janë prindër të 3 fëmijëve, ndërsa në këtë zonë nuk kishin as 1 muaj që kishin shkuar për të banuar.
Banorët nuk dinë nëse çifti ka pasur më përpara konflikte apo jo pasi janë të rinj në zonë. Hetimet e policisë do të zbardhin të gjithë ngjarjen, paraprakisht nga grupi hetimor dyshohet për shkaqe xhelozie.
Njoftimi i Policisë
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi A. M., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit A. M., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–