Sun, Nov 24, 2024

Atilla Kardesh zbulon arsyen se përse zgjodhi të futej në ‘Big Brother VIP Kosova’

  • PublishedNovember 5, 2024

Ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kartesh, hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, në të cilën tashmë është banore Drenusha, ish-bashkëshortja e tij. Kjo e fundit ka folur hapur për dhunën që ka përjetuar gjatë martesës, duke ndarë publikisht shqetësimet e saj dhe duke u pajisur me një urdhër mbrojtjeje ndaj Atikës, në mënyrë që të ketë sigurinë e saj dhe të fëmijëve.

Por, sot Atilla iu është përgjigjur pyetjeve të shumta të banorëve, e një prej tyre kishte të bënte me arsyen se përse zgjodhi të ishte pjesë e ‘BBVK’.

Biseda mes banorëve:

Vullneti: Motivi? Motivi që ke hyrë këtu? Se janë dy-tri motive që po më bien ndërmend mua.

Atilla: Ndoshta kam ardhur vetëm për famë.

Vullneti: Për famë? Ti je tashmë je i famshëm. I famshëm për gjëra që nuk janë në rregull.

Atilla: Po thua? Cilat?

Gresa – Atillës: Pse hyre si kapadai, mënyra se si hyre tregoi shumë

Vullneti: Akuzat e Drenushës ndaj teje. Ai ke pa faktet që i ka paraqitur ajo. Faktet që janë krejt nëpër media.

Atilla: A i ke pa ti, shpjegomi si i sheh ti ato?

Vullneti: Ajo gjuha që përdoret nëpër mesazhe a? Dhunë psikologjike. S’guxojmë t’i përdorim fjalët që janë përdorur aty në mesazhe.

Atilla: Puna e procesit gjyqësor, nuk diskutohen disa gjëra. Ka botë edhe mas spektaklit, kështu që…