Sat, Nov 23, 2024

Ministria kërkoi përjashtimin e Atillës, Milaim Zeka: Zot na ruaj nga budallenjtë

  • PublishedNovember 5, 2024

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Milaim Zeka, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë, e cila kërkoi përjashtimin e konkurrentit Atilla Kartesh nga formati televiziv (lexo këtu).

Përmes një postimi në Facebook, Zeka ka adresuar kritika ndaj Ministrisë dhe ministres Albulena Haxhiu, duke ironizuar ndërhyrjen e institucioneve në një program televiziv.

“Ministria e Drejtësisë i ka futur hundët në Big Brother VIP Kosova, duke kërkuar përjashtimin e një konkurrenti për shkak të, siç thonë, dhunës. Kam vetëm një pyetje: A ka person më të dhunshëm në Kosovë sesa Albulena Haxhiu? Ajo ka djegur Parlamentin e Kosovës. Ajo ka qenë e arrestuar dhe e akuzuar për dhunë,” shkruan Zeka.

Ai vazhdon kritikën e tij duke shtuar: “Këta nuk e kanë hallin e Drenushës, por të tjera arsye… Zot na ruaj prej ‘budallenjve’ qeveritarë dhe prej atyre që, pasi kalojnë natën duke terrorizuar burrat, ditën merren me mbrojtjen e drejtave.”

Ministria e Drejtësisë kërkoi largimin e Kartesh pas një rasti të bujshëm të denoncuar nga Drenusha Latifi, përfaqësuar nga avokatja Saranda Keqekolla-Sadiku. Sipas saj, ndonëse urdhri-mbrojtës ndaj Kartesh ka skaduar në shtator, mbi të rëndojnë dy akuza për dhunë në familje dhe mosrespektim të urdhrit të mbrojtjes.