Sat, Nov 23, 2024

The New York Times publikon projeksionet: Trump 89% të shanseve për të fituar garën presidenciale

  • PublishedNovember 6, 2024

Sipas The New York Times Donald Trump ka 89% të shanseve që të fitojë garën presidenciale duke mundur rivalen e tij demokrate Kamala Harris.

Deri në orën 04:22 (ora e Shqipërisë), Trump ka marrë 205 vota elektorale, ndërsa Harris 117.

Mbeten ende në numërim 7 shtetet që konsiderohen të lëkundura dhe do të jenë përcaktuese kryesore në këtë garë.

Deri në orën 04:22 në këto shtete është:

Georgia/ Harris 47.38%, Trump 51.94%

Michigan/ Harris 49.85%, Trump 48.38%

Karolina e Veriut/ Harris  46.39%, Trump 52.53%

Wisconsin/ Harris 48.88%, Trump 49.63%

Pennsylvania/ Harris 48.32%, Trump 50.87%

Arizona/ Harris 50.04%, Trump 49.15%

Nevada nuk ka ende rezultat.



AlbaniaWeb.net