Kristi për marrëdhënien e Luizit me Kiarën: Ai është i stresuar e me dyshime, po i mbaron pasioni…
Krist Alija ka dhënë mendimin e tij për marrëdhënien mes Luizit dhe Kiarës tek rubrika “Mos i bjer me top”, nën moderimin e Ronaldo Sharkës dhe Erjola Docit.
Ai shprehet se Luizin pas daljes së “Big Brother” e shikon shumë të stresuar, të paqartë dhe me dyshime, ku thekson se pasioni mes çiftit sa vjen dhe po zbehet.
Erjola Doci: Si e sheh Luizin pas daljes së “Big Brother”?
Krist Aliaj: Luizin e shikoj pak të stresuar, të paqartë dhe me dyshime për shumë gjëra, por shpresoj t’i përballojë të gjitha?
Erjola Doci: Po të dashuruar e sheh?
Krist Aliaj: Logjikisht pas 5 muajsh që je aty brenda, pasioni fillestar, ai po mbaron dhe po zbehet, dhe duket.
Erjola Doci: Pasioni mes çiftit po thua?
Krist Aliaj: Po, po po zbehet. Duhet të kërkojnë mënyra të tjera ta mbajnë atë pasionin lart dhe të bëjnë projekte me njëri-tjetrin pse jo.
Ronaldo Sharka: Po ti ku e ke kuptuar për shembull?
Krist Aliaj: E kuptoj, e ndjej tek energjia e Luizit, ndihen ato gjëra. Ka disa gjëra që nuk shikohen, që janë intuitave dhe që unë i kuptoj shumë mirë.