Dritë në fund të tunelit, Broja rikthehet në stërvitje
Dritë në fund të tunelit. Armando Broja është kthyer në stërvitje me Everton. Rikuperimi i sulmuesit kuqezi nga dëmtimi po shkon mirë dhe te klubi i Premier League ka optimizëm për rikthimin në fushë.
“Mrekulli që të shohim në stërvitje Armando”, shkruan Everton. Kujtojmë që Broja për shkak dëmtimi nuk është impenjuar me Shqipërinë, duke humbur kështu ndeshje shumë të rëndësishme. Vlen të theksohet fakti se te Everton, Broja është i huazuar nga Chelsea.
Great to see you out there and stepping up your recovery, Armando! 🔵 pic.twitter.com/xzHI1irlwu
— Everton (@Everton) November 6, 2024
(J.S/)