Sun, Nov 24, 2024

Sëmuret Mbretëresha Camilla, humbet angazhime të rëndësishme mbretërore

  • PublishedNovember 6, 2024

Mbreti Charles mesa duket do jetë i vetëm në disa angazhime mbretërore, pasi Mbretëresha Camilla është sëmurë, sipas Buckingham Palace. Në një deklaratë për mediat, pallati raportoi se Camilla është aktualisht e sëmurë me një infeksion në gjoks dhe po planifikon të pushojë javën nga detyrat e saj mbretërore.

Për mediat, pallati zbuloi se Camila ishte këshilluar të qëndronte në regjim shtrati me urdhër të mjekëve.

“Madhështia e saj Mbretëresha aktualisht nuk është mirë, pasi ka një infeksion në gjoks, për të cilin mjekët kanë këshilluar një periudhë të shkurtër pushimi,” shkroi pallati mbretëror.

Përveç mungesës së ngjarjes inauguruese të përkujtimit të vitit, mbretëresha Camilla gjithashtu nuk do të jetë më e pranishme kur Mbreti Charles të mirëpresë medalistët e ekipit të Britanisë së Madhe nga Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të Parisit 2024 në Pallatin Buckingham, më 7 nëntor.

Ndërkohë Mbreti Charles po trajtohet për një formë të pazbuluar të kancerit dhe shtyu angazhimet me publikun në shkurt, përpara se të rifillojë ngjarjet publike në prill.