Sun, Nov 24, 2024

Ishte parkuar pranë një pallati në Shëngjin, persona të paidentifikuar dëmtojnë automjetin e ish-anëtares së Këshillit Bashkiak. Dyshohet se…

  • PublishedJune 5, 2023

Një automjet në Shëngjin është dëmtuar në rrethana të paqarta. Mësohet se mjeti, që i përket Alida Haxhias, ish-anëtare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ishte parkuar pranë një pallati.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se persona ende të pa identifikuar kane thyer xhamat duke e dëmtuar plotësisht automjetin e parkuar.

Drejtuesja e mjetit ka njoftuar policinë për ngjarjen. Nga hetimet e policisë, ka dyshime se mjeti është tentuar të vidhet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.