Fri, Nov 22, 2024

Kancelari Sholz shkarkon ministrin e Financave, tronditet koalicioni qeveritar ne Gjermani

  • PublishedNovember 6, 2024

Kjo lëvizje e kancelarit sinjalizon ndarje të thella mes partive të koalicionit qeverisës në Gjermani, të përbërë nga SPD-ja, Të Gjelbrit dhe FDP-ja.

Vendimi u konfirmua në mbrëmje (06.11) nga zëdhënësi i qeverisë në Berlin. Kancelari Olaf Scholz dha një konferencë shtypi lidhur me këtë vendim duke shpjeguar situatën e krizës qeveritare lidhur me buxhetin dhe ekonominë dhe mosmarrëveshjet brenda koalicionit.

Më 15 janar kancelari do të paraqesë kërkesën për votëbesim në Bundestag.

Christian Lindner, i cili ka kërkuar prej kohësh reforma të thella në ekonomi dhe në politikat fiskale të Gjermanisë, propozon zgjedhje të reja për Bundestagun, duke sugjeruar që koalicioni aktual nuk mund të sigurojë stabilitetin e nevojshëm për vendin.

Ai gjithashtu ka kërkuar që të gjitha partitë të dakordohen për një proces të qetë zgjedhor në fillim të vitit 2025.



AlbaniaWeb.net