Panxhar, domate, karrotë – Lëngu i zemrës së fortë
Ngjyra nuk është i vetmi tipar i përbashkët i domates dhe karrotës. Studime të kohëve të fundit kanë treguar se fuqia e karrotës dhe domates shkon përtej pigmentit të tyre karakteristik.
Përbërës të fuqishëm bimorë të domates dhe karrotës ndihmojnë në parandalimin e rritjes së tensionit të gjakut dhe sëmundjeve të tjera të zemrës.
Një studim i publikuar në Revistën Amerikane të Zemrës tregoi se trajtimi afat-shkurtër me ekstrakte të domates së pasur me antioksidantë arriti të ulte tensionin e gjakut tek pacientët me hipertension të gradës 1.
Lëngu i domates mund të pasurohet më tej nëse pëzihet me produkte të tjera po aq me vlerë. Këtu përfshihet lëngu i freskët i panxharit dhe i karrotës.
Por domatja shkon mirë edhe me perime të tjera. Lëngu i panxharit i përzier me lëngun e domates bashkojnë fuqitë kundër tensionit të gjakut.
Karrota është gjithashtu e pasur me beta-karoten, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon paraqitjen dhe shëndetin e lëkurës dhe mbron ndaj shumë sëmundjeve.
Karrota përmban kalium i cili ndihmon në balancimin e nivelit të lartë të kripës si shkaktare të hipertensionit dhe mban tensionin e gjakut nën kontroll.
Shkencëtarët kanë zbuluar që likopeni tek domatja dhe karrota janë përgjegjëse për uljen e tensionit të gjakut tek njeriu.
Domatja, karrota dhe lëngu i panxharit rekomandohen për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, ose që po rimëkëmben nga probleme në zemër.
Lëngu i këtyre tre produkteve është i rekomandueshëm për shumicën e pacientëve që janë në procesin e rimëkëmbjes nga sëmundje të ndryshme.
Vlerat e këtij lëngu për lëkurën, përfshirë atë të fytyrës janë të pranuara anë e mbanë botës. Nëse e pini dy herë në ditë, do të keni mundësinë të luftoni më shpejt aknet dhe të shuani infeksionet që i shkaktojnë ato
AgroWeb.org ju sugjeron të pini një gotë me lëng karrote, domate dhe panxhari në ditë dhe fytyra juaj do të ndrijë. Organizmi do të jetë i shëndetshëm gjithashtu.
Përbërësit e këtij lëngu pastrues janë:
- Gjysmë panxhari
- 1 karrotë mesatare
- 1 domate mesatare
- Kripë sipas dëshirës
- Limon sipas dëshirës
- 2 gota me ujë të pijshëm
- Shtrydhëse frutash ose mikser
Metoda e përgatitjes:
- Qëroni panxharin, domaten dhe karrotën dhe hidhini në mikser duke shtuar një gotë ujë. Nëse dëshironi mund të përdorni një shtrydhëse.
- Kur të tre përbërësit të jenë bërë një masë e vetme, shtoni më shumë ujë dhe vazhdoni me përzierjen, deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm sipas preferencës tuaj.
- Shtoni lëng limoni, pak kripë dhe përzijeni mirë.
- Pijeni menjëherë pa e kulluar, në të kundërt do të humbisni fibrën e nevojshme.
Kujdes
Lëngu duhet pirë deri në 15 minuta pas përgatitjes ose do të oksidohet dhe vlerat e tij do të fillojnë të humbasin./AgroWeb.org