Wed, Nov 27, 2024

Vendimi i Gjykatës Administrative për deputetët e PD/ Peleshi demokratëve: Ne nuk djegim karriget tona për të protestuar, hajdeni t’i rikthehemi normalitetit

  • PublishedNovember 7, 2024

Deputetët e Partisë Demokratike u rikthyen në seancën plenare ditën e sotme.

Socialisti Niko Peleshi  gjatë fjalës së tij në Kuvend iu drejtua deputetëve të PD-së që të mos djegin karriget e Parlamentit dhe që seancat plenare të kthehen në normalitet.

Ndër të tjera Peleshi u tha demokratëve “ ne nuk djegim karriget tonë për të protestuar për vendimin e gjykatës”.

“Duhet ta ndajmë mendjen ca raporti duhet të vendosim ne me drejtësinë. Gazi të lutem më lër të flas. Ju dogjët karriget e parlamentit, tani për shkak të vendimit të gjykatës ju jeni sot këtu. Ne mund të mos jemi dakord me këtë vendim. Është e vërtetë Flamur ajo që ka gjykuar kolegu më parë. Ne kemi një standard tjetër. Në një vendim që është bërë, deformon, ju jeni sot jeni këtu. Ne nuk po djegim karriget tonë për të protestuar nga një vendimi të gjykate.

Ne duhet të vendosim një standard normaliteti. Të mos djegim karrigen, por të ndjekim procedurën.  Ne nuk jemi dakord, por s’do të thotë të bllokojmë Foltoren. Nëse jeni për normalitet, të lëmë procedurën të rrjedhë. Kuvendi ka vendin e vetë të pa zëvendësueshëm. Jemi në sezonin më të rëndësishëm. Nuk ka një fushëbetejë për opozitën për të bërë opozitë. Kështu që ju bëj një kërkesë qytetare. Të lëmë diskutimin e masave disiplinore. Ju sot shkundi një vendim gjykatë. Pra ka bërë një gjykim në vlerësimin tim të gabuar pasi ka hyrë në nën territor që s’i takon. lejojeni foltoren në dispozicion të përfaqësuesve të qytetarëve.”, tha Peleshi.



AlbaniaWeb.net