Sat, Nov 23, 2024

Gjimshiti e Laçi titullar në Champions, rikthehet edhe Tuci

  • PublishedNovember 7, 2024

Atalanta vijon formën fantastike edhe në Champions, me ekipin e Gjimshitit që doli me 3 pikë nga transferta gjermane, duke thyer 0-2 Shtutgart. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të pa prekura, i përhershmi Lookman kaloi bergamaskët në avantazh në minutën e 51-të. Atalanta vuajti pak për të mbyllur llogaritë, pasi goli i qetësisë erdhi në minutën e 88-të me Zaniolo-n.

Atalanta
Atalanta

Titullar dhe 90 minuta në fushë ishte kapiteni kuqezi Berat Gjimshiti, i vlerësuar me notën 6,5: “Ka shpesh topin në këmbë duke nisur aksionet nga poshtë. Shihet edhe në mesfushë duke shoqëruar aksionet. Rrezikoi pak ose aspak në fazën pa top”, shkruan TuttomercatoWeb.

Titullar në Champions zbriti edhe Qazim Laçi për ekipin e tij Sparta e Pragës. Mesfushori kuqezi qëndroi në fushë deri në minutën e 85-të, i vlerësuar me notën 6.5. Lajmi i mirë është rikthimi në fushë i Indrit Tucit. Sulmuesi i Kombëtares u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 78-të, por pa mundur të shmang humbjen 2-1 që ekipi i tij pësoi në Pragë përballë surprizës së Brest.

()


AlbaniaWeb.net