Thu, Nov 7, 2024

Pas tre javësh, trupi i Liam Payne kthehet në Mbretërinë e Bashkuar

  • PublishedNovember 7, 2024

Trupi i Liam Payne do të dërgohet në Mbretërinë e Bashkuar. Ylli i One Direction vdiq në një hotel në Buenos Aires, Argjentinë, muajin e kaluar.

Ai ishte duke qëndruar në hotelin CasaSur Palermo kur u rrëzua nga ballkoni i dhomës së tij të katit të tretë. Rezultatet paraprake të një autopsie treguan se ai pësoi ‘trauma të shumta’ për shkak të incidentit tragjik të 16 tetorit.

Trupi i tij ishte mbajtur në Argjentinë që atëherë, ndërsa autoritetet kryen teste të njëpasnjëshme. Babai i Payne, Geoff, udhëtoi për në kryeqytetin argjentinas pas vdekjes së djalit të tij.

Prokurori publik Andrés Madrea i tha BBC-së se trupi i këngëtarit të ndjerë iu dha familjes së tij të mërkurën, më 6 tetor. Kjo do të thotë se tani mund të kthehet në Britani.

Zyra e Prokurorit Publik në Argjentinë tha se po vazhdon të hetojë rrethanat rreth vdekjes. Ish- ylli i ITV The X Factor kishte qëndruar në atë vend me të dashurën Kate Cassidy.

Kate tregoi se u kthye vetëm në shtëpinë e saj në Florida, ndërsa Payne qëndroi në Buenos Aires. Në një deklaratë, familja e Payne tha se ishin ‘zemërthyer’.

“Liam do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona dhe ne do ta kujtojmë për shpirtin e tij të sjellshëm, qesharak dhe të guximshëm”.

Kujtojmë se Payne ka një djali shtatë vjeçar me ish-partneren Cheryl Cole.