Thu, Nov 7, 2024

Champions League/ Liverpool perfekt, Inter në krye nga italianet, rrezikon PSG

  • PublishedNovember 7, 2024

Të martën dhe të mërkurën u zhvilluan edhe sfidat për raundin e 4 të Fazës së Ligës së Champions League. Një format i ri, i paaplikuar më parë, që deri më tani ka mbërritur deri në gjysmën e rrugës, teka 36 skuadrat pjesëmarrëse duhet të luajnë edhe 4 sfidat e fundit, për të njohur fatin e tyre.

Por si është renditja aktuale e skuadrave në këtë fazë deri më tani në Champions League? Liverpool është e vetmja skuadër që ka marrë maksimumin deri më tani, 4 fitore në 4 ndeshje. Skuadra e Arne Slot po kalon kalon një super moment pozitiv teksa si në kampionatin anglez po ashtu edhe në Champions, arrin të kryesojnë bindshëm. Suprizat në G8, e 8 skuadrave që do të kualifikohen direkt janë pikërisht 2 skuadrat franceze, Monaco dhe Brest të cilat pozicionohen në vendet e 3 dhe 4 me 10 pikë. Skuadra italiane që po bën më mirë është Interi i Simone Inzaghit, e ndjekur nga Atalanta, me të dyja skaudrat zikaltër që pas 4 ndeshjesh nuk kanë pësuar ende asnjë gol.

Ndërkohë në këtë renditje bie në sy pozicionimi shumë poshtë në tabelë i dy gjigandëve të futbollit Evropian, kampionëve në fuqi të Realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut, të cilat ndodhen në mesin e tabelës me 6 pikë, pas 2 fitoreve dhe 2 humbjeve.

Ndërkoha skuadra “big” që aktualisht rrezikon më shumë kualifikimin, është PSG, me parizinët që numërojnë vetëm 4 pikë, duke u renditur në vendin e 25, duke qenë kështu për momentin edhe jashtë kategorisë së skuadrave që shkojnë në “Play-Off”.


AlbaniaWeb.net