Sat, Nov 23, 2024

Shqipëria e vajzave njeh kundërshtaret e Ligës së Kombeve

  • PublishedNovember 7, 2024

Shqipëria e vajzave njohu sot 3 kundërshtaret me të cilat do të përballet në Ligën e Kombeve. Shorti e vendosi Kombëtaren e Armir Grimës në grupin B4, përballë Çekisë, Ukrainës dhe Kroacisë.

Ndeshjet e para do të luhen në muajin shkurt dhe faza e grupeve do të mbyllet në qershor të vitit të ardhshëm. Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje dhe kalendari me datat, oraret dhe stadiumet se ku do të luhen takimet do të vendosen në vijim.

Kombëtarja shqiptare e vajzave ndodhet në Ligën B pas suksesit në edicionin kualifikues të Euro 2025. Vajzat kuqezi e mbyllën në vendin e parë në grupin C5 dhe siguruan pjesëmarrjen në Ligën B.

Sipas skemës së përcaktuar nga UEFA, katër ekipet e Ligës B që dalin në krye të grupeve përkatëse do të ngjiten direkt në Ligën A, ndërsa katër ekipet e renditura në vendet e dyta në Ligën B do të përballen me katër skuadrat e renditura në vendet e treta në Ligën A, ku fituesit do të qëndrojnë/zbresin në Ligën A/B.

Dy vendet e treta më të mira të grupeve të Ligës B do të përballen me dy vendet e dyta më të mira të grupeve në Ligën C. Fituesit do të luajnë në Ligën B në kualifikueset e Europianit ndërsa humbëset do të jenë pjesë e Ligës C.

Tre ekipet e renditura në vendet e treta në Ligën B do të luajnë kundër tre ekipeve të renditura më mirë në grupin C, ndërsa vendi i tretë më i dobët në Ligën B dhe katër vendet e fundit të secilit grup do të zbresin automatikisht në Ligën C.

Shorti
Shorti

 

 


AlbaniaWeb.net