Sun, Nov 24, 2024

“Serbia kërkon të veshë petkun e qengjit”, Tritan Shehu: Sillemi sikur jemi parlament i Marsit, jo ai shqiptar. Pa dënuar gjenocidin në Kosovë…

  • PublishedJune 5, 2023

Deputeti Tritan Shehu, në seancën plenare në Kuvend ka akuzuar qeverinë se nuk ka guxim të dënojë gjenocidin serb.

Gjithashtu ai u shpreh kritik lidhur me rregulloren duke theksuar se ka shkelje të rënda të procedurës.

“Ne vazhdojmë me shkelje të rënda të procedurës së rregullores në këtë parlament. Mblidhemi këtu sikur të jemi parlamenti i marsit dhe jupiterit dhe jo parlamenti shqiptar. Një grup deputetësh kemi paraqitur një kërkesë për një mocion me debat për gjenocidin serb në Kosovës. Ende nuk është marrë në konsideratë . Sot kur ngjarjet kanë precipituar dhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Kosovë sot kërkojnë të veshin petkun e qengjit,. Mbi popullin e Kosovë u realizuar një dhunë dhe pa dënuar vrasjen e krimin, nuk kemi të drejtë të flasim dhe të kërkojmë drejtësi. Serbia nuk e njeh gjenocidin dhe vijon të tallet”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.