Wed, Nov 27, 2024

Masakra me 4 viktima në Shkodër, zbulohen detaje të reja! Çfarë u gjet në mjetin e Licit dhe Bushatit, dyshohet se…

  • PublishedNovember 7, 2024

Pasditen e 30 tetorit Shkodra u trondit nga një masakër e vërtetë, ku humbën jetën 4 persona.

Një automjet tip Range Rover dyshohet se i ka dalë paralel mjetit tip Benz, ndërsa disa persona (dyshohet se tre) kanë hapur zjarr drejt tij duke lënë të vdekur në vend Hamza Licin dhe duke plagosur fillimisht Arlind Bushatin, i cili ndërroi jetë disa orë më pas në spital.

Pas të shtënave me armë, makina ku po udhëtonte Lici dhe Bushati humbi kontrollin duke përplasur një motor ku udhëtonin burrë e grua, Flutura dhe Bashkim Basha, të cilët krejt rastësisht ndodheshin në momentin e atentatit, duke u kthyer për në shtëpi tek tre fëmijët e tyre.

Flutura nuk u mbijetoi plagëve të marra nga përplasja dhe ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa Bashkimi humbi jetën pas disa ditësh në spital.

Dyshimet janë se në makinën e viktimave ndodhej edhe një person i tretë, por burime nga policia thonë se ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij përmes gjurmëve të gjakut që u gjetën në mjet.

Po ashtu, nga ekspertiza e mjetit ka rezultuar se në të janë gjetur tre telefona, 3 pistoleta dhe disa gëzhoja. Kjo konfirmon se ka pasur të shtëna edhe prej makinës së viktimave.

Ende nuk dihet se kush ishin atentatorët, ndërsa deri më tani është gjetur mjeti që u përdor në atentat, i djegur në fshatin Golem të Shkodrës.

 

 

 



AlbaniaWeb.net