Wed, Nov 27, 2024

“Metamorfoza”/ Gjykata e Posaçme kalon për gjykim 7 të pandehurit, të përfshirë Pëllumb Gjoka, ish drejtori i Operacionales dhe ish kryeprokurori i Kukësit

  • PublishedNovember 8, 2024

Pas disa muajve në seancë paraprake Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të 7 të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”.

Siç raporton gazetarja e AlbaniaWeb.net Anila Hoxha në listën e të akuzuarve të çështjes Metamorfoza  janë edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish drejtori  i Operacionales, Oltion Bistri dhe ish drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.

Gjatë shqyrtimit paraprak këta tre të pandehur  kanë kërkuar edhe gjykim të shkurtuar, vendim për të cilin gjykata do të shprehet në seancën e parë të gjykimit në themel. Tashmë çështja kalon në gjykim themeli për një sërë akuzash të rënda që referuar veprimeve hetimore të Spak dhe bisedave në Sky Ecc të pandehurit bashkëvepronin për krime të rënda të zbardhura nga drejtësia.



AlbaniaWeb.net