Vidhte të moshuar përmes mashtrimit, arrestohet shqiptari në Greqi
Policia greke publikoi detajet e një 50-vjeçari shqiptar, i cili u arrestua më 1 nëntor për vjedhje ndaj të moshuarve në zonën e Kalamariasë.
Pas Urdhrit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Selanik, bëhet e ditur se 50-vjeçari i proceduar penalisht për veprat penale të vjedhjes në seri, mashtrimit kompjuterik dhe mashtrimit është Lulzim Bullari nga Papëri i Elbasanit.
50-vjeçarit u arrestua nga efektivë të ekipit të DIAS dhe nga hetimet kishte rezultuar se gjatë periudhës gusht 2024 – tetor 2024, ai u afrohej personave të moshuar dhe duke u prezantuar si zanatci, sipas rastit, i bindi që të ndërmerrnin punë me çmime gjoja atraktive, ndërsa për të finalizuar marrëveshjen propozoi që të shkonte për kontroll në vendin ku do të zhvillohej puna.
Aty, në banesat e të moshuarve, 50-vjeçari, ka shfrytëzuar mungesën e vëmendjes së viktimave dhe ka vijuar me vjedhjen e shumave të parave apo edhe kuletave.
Në total ai akuzohet për të paktën katër vjedhje me një shumë prej 2020 euro.
Në këtë kuadër, policia greke i ka bërë thirrje qytetarëve të kontaktojnë në numrat e telefonit 2310-029470 dhe 2310-455400 të Departamentit të Sigurisë Kalamaria, për dhënien e çdo informacioni përkatës, për të denoncuar raste të reja.
AlbaniaWeb.net