Fri, Nov 15, 2024

Klik Ekspo Group promotor i turizmit! Ujërat termale të Shqipërisë në fokus të investitorëve gjermanë

  • PublishedNovember 9, 2024

Klik Ekspo Group tashmë prej tre dekadash është kthyer në ambasadorin më të mirë të diplomacisë ekonomike, duke tërhequr gjithnjë e më shumë investitorë të huaj në Shqipëri.

Me kompani që vijnë nga 15 vende të ndryshme të botës në çdo edicion, ku pjesa më e madhe e tyre e kanë kthyer në një traditë pjesëmarrjen në Klik Ekspo Group, por se midis tyre gjen edhe kompani të reja apo profesionistë individualë që vijnë për herë të parë, dhe e shohin Shqipërinë si një treg me mjaft potencial për të investuar në profilet e tyre.

‘’Është hera e parë që vijmë në Shqipëri përmes Klik Ekspo Group. Shqipëria është një vend shumëngjyrësh, një vend i hapur, shumë interesant me një kulturë të rrallë dhe po shoh që ndërtimet po zhvillohen jashtë mase, dhe këto bashkë me turizmin janë disa nga faktorët që më kanë shtyrë për të ardhur këtu.

Dhe me shumë mundësi do të investonim nëse do të gjenim një investitor, një partner që do të na përshtatej, pasi siç e patë edhe ju ne kemi karkateristikën tonë unike të veçantë dhe do na leverdiste një përshtatje, shkrirje e të dyjave, pasi investojmë në shumë sfera, në ndërtimin e shkollave, qendrave kulturore, ndërtesave të banimit, hoteleve etj.

Por një fokus i veçantë i yni janë ndërtimi i pishinave, banjove termale dhe projekteve që kanë të bëjnë me mirëqenien fizike dhe shëndetin, dhe po shohim që Shqipëria ka mjaft potencial edhe në këtë drejtim,’’ tha  Andreas Ditschuneit, arkitekt gjerman që vjen për herë të parë në Tiranë, dhe ka bashkëpunuar me kompani të rëndësishme në Francë, Luksemburg, Austri e shumë vende të tjera.

Lidhur me ndërtimet në vendin tonë ai iu drejtua me një apel politikëbërësve shqiptarë ndërsa tha se; “duhet të ruhet natyra e bukur dhe të bëhet kujdes që në çdo ndërtim të respektohen rregulloret dhe parametrat e duhur, për të mos dëmtuar mjedisin”.