Plagosi rëndë me thikë 21-vjeçarin në Gjirokastër, vihet në pranga autori
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Gjirokastër, kur një 21-vjeçar u plagos me thikë dhe u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas asaj që raporton policia, autori L. Dh., 29 vjeç, banues në Gjirokastër, është arrestuar në flagrancë, teksa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).
Gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, 29-vjeçari ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. H., 21 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Shtufit”, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
AlbaniaWeb.net