Ironizoi me Brazilin, presidenti i Rodrigues shpërfill Guardiola-n: Nuk e kemi kërkuar kurrë
Prej kohësh, emri i Pep Guardiola lidhet me stolin e përfaqësueses së Brazilit, por një koment i teknikut spanjoll pas humbjen kundër Sporting Lisbona, nuk është pritur mirë në Brazil:
“Pas kësaj humbje 4-1 nuk jam më një opsion për Brazilin”, u shpreh me ironi Guardiola.
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i presidentit të Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues: “Unë e di shumë mirë që Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në botë, por ne nuk kemi provuar kurrë ta rekrutojmë. Trajneri i përfaqësueses është Dorival Junior”, u shpreh presidenti i Federatës Braziliane.
Pavarësisht këtyre thumbimeve në distancë, në Angli janë të sigurt, herët apo vonë, Guardiola do të ulet në stolin e 5 herë kampionëve të botës. Man.City i tij po kalon një moment shumë të vështirë ku për herë të parë në 6 vitet e fundit kanë pësuar 3 humbje radhazi.
Gjithnjë sipas mediave në Angli, Guardiola do të qëndrojë edhe një vit në krye të “qytetarëve” për t’u larguar më pas në 2026, pas Botërorit. Guardiola synon të marr Brazilian në 2026 për të ndërtuar një përfaqësuese të aftë për të fituar Botërorin 4 vite më pas, në 2030.
()