Fri, Nov 22, 2024

Manaj në listën e Silvinjos me “pikëpyetje”, vendimi i Sivaspor për sulmuesin tregon situatën e tij

  • PublishedNovember 9, 2024

Rei Manaj mund të jetë një tjetër mungesë shumë e madhe për Kombëtaren shqiptare në ndeshjet e muajit nëntor. Sulmuesi është përfshirë në listë nga trajneri Silvinjo, por mbi këtë ftesë ka një pikëpyetje të madhe.

Edhe vetë trajneri pranoi se situata e tij, ashtu si edhe e Kumbullës dhe Bares, do të ishte nën vëzhgim, për të parë nëse ata mund të rikuperoheshin për ndeshjet e javës së ardhshme. Por vendimi për sulmuesin ndoshta mund të vijë më shpejt se sa provat fizike që do të bëjë ai me stafin kuqezi në grumbullim.

Vetë klubi i Sivaspor ka vendosur që të mos grumbullojë Manajn as për të qenë në stol për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Fenerbahçes. Stafi mjekësor i klubit turk mendon se futbollisti nuk është në gjendje të japë kontributin e tij në fushën e lojës, ndonëse ai është forca kryesore e repartit ofensiv të tyre. Kjo bën pak a shumë të qarët situatën edhe për stafin e Silvinjos, që pritet të konfirmojë mungesën e Manajt për ndeshjet e muajit nëntor.


AlbaniaWeb.net