Sun, Nov 24, 2024

Xuxi ‘shpërthen’ ndaj kësaj banoreje: Jashtë s’ka shanc të qëndrojë pranë meje

  • PublishedNovember 10, 2024

Gjatë një bisede me Sara Kolamin, Xuxi përmendi sjelljen e konkurrentes Xheneta Fetahu dhe ndau mendimin e tij për të. Ai theksoi se, po të ishte jashtë shtëpisë së Big Brother, nuk do të pranonte të ndodhej afër saj.

Besomë, jashtë nuk do të isha në të njëjtën hapësirë prej 10 kilometrash me të, e jo më në një hapësirë kaq të vogël,” tha Xuxi, duke e bërë të qartë se distanca mes tyre do të ishte e madhe.

Ndërkohë, Sara u shpreh se nuk dëshiron të përfshihet në këto konflikte. Që prej hyrjes në Big Brother, Xuxi ka pasur përplasje të vazhdueshme me Xhenetën, e cila shpesh e provokon dhe e detyron të dalë jashtë kontrollit.

Xuxi i ka bërë me dije Xhenetës se nuk dëshiron asnjë kontakt me të, pasi nuk i pëlqen sjellja dhe fjalori i saj ndaj tij.