Tue, Nov 26, 2024

Vjen zyrtarizimi nga klubi i Serie A, Ramadani e Berisha me trajner të ri

  • PublishedNovember 11, 2024

Marco Giampaolo është trajneri më i ri i Lecces. Lajmi është dhënë nga klubi i Serie A, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Giampaolo do të drejtojë këtë skuadër, të paktën deri më 30 qershor 2025. 57-vjeçari, i cili pason Gottin, ka udhëhequr më parë skuadra si Milan, Torino dhe Sampdoria.

“Leçe njofton se drejtimi teknik i ekipit të parë i është besuar zotit Marco Giampaolo. Trajneri ka nënshkruar një marrëveshje deri më 30 qershor 2025″- shkruan klubi, në të cilin aktivizohet Ylber Ramadani dhe Medon Berisha.

 

(J.S/)


AlbaniaWeb.net