Fri, Nov 15, 2024

PS bllokon dëshminë e Edi Ramës dhe Vilma Nushit për aferën e sterilizimit

  • PublishedNovember 12, 2024

Anëtarët socialistë në Komisionin Hetimor Parlamentar për “ërbimet publike të Sterilizimit dhe të Check-up në shëndetësi” kundërshtuan të martën thirrjen si dëshmitarë të kryeministrit dhe sipërmarrëses .

Debati mes deputetëve të opozitës nisi gjatë një mbledhje të gjatë ku ishte thirrur për të dëshmuar ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, i arrestuar me akuzën për “” lidhur me abuzimin me fonde tw Bashkimit Euroian.

Kryetarja e Komisionit, deputetja e Partisë Demokratike kërkoi që të merret një vendim për të kërkuar sërish zgjatjen e afatit të komisionit në mënyrë që të thirren të gjithë dëshmitarët e lidhur me çështjen, duke përfshirë dhe kryeministrin si përgjegjës për dhënien e këtyre dy koncesioneve dhe biznesmenen Nushi si përfituese direkt në kontratën e Check-up.

Por, nënkryetari socialist këmbënguli se nuk kishin rënë dakord për dëshmitarë të tjerë dhe se afati nuk mund të shtyhej përsëri pas dy shtyrjeve të miratuara nga Kuvendi. “Kemi ezauruar dëshmitarët”- tha ai, duke shtuar se dëshmitari kryesor ishte Beqja.

Por, sipas Vokshit, opozitës dhe çdo deputeti i ka dhënë të drejtë që të kërkojnë dëshmitarë dhe pa qenë nevoja për të rënë dakord me deputetët socialistë.

“Të mos vijë Vilma Nushi që e kemi kërkuar që ditën e parë si një përfituese direkt, kjo tregon se ju keni porosi për të mbrojtur deri në fund atë”- iu drejtua ajo deputetëve socialistë, duke shtuar se “ajo nuk mund të dalë mbi ligjin”.

Afati i komisionit përfundon këtë javë, ndërkohë që shumë nga seancat gjatë më shumë se 10 muajve që komisioni është në fuqi janë shpenzuar për debate mes palëve.

Edhe seanca e së martës nuk bëri përjashtim pasi më shumë se 5 orë u debatua për procedurë ndërkohë që ish-ministri Ilir Beqja priste të dëshmonte.

Beqja mbërriti në Kuvend me duart e prangosura i shoqëruar nga policia dhe sapo u ul në vendin e dëshmitarit futi në ngërç komisionin me kërkesën për të shoqëruar deklaratën e tij me pamje vizuale, foto dhe video, me anë të cilave kërkonte të mbronte vendimin për të dhënë me koncesion procesin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale në spitalet publike.

Kjo është kontrata më e shtrenjtë e partneritetit publik privat e qeverisë ‘‘ në sektorin e shëndetësisë, e cila u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 76 milionë deri në fund të vitit 2022 dhe sipas hetimit të Prokurorisë së Posaçme është dhënë në kushtet e konfliktit të interesit, shpërdorimit të detyrës dhe manipulimit të studimit të fizibilitetit.

Kryetarja e Komisionit refuzoi dëshminë e Beqajt me mjete vizuale, duke e cilësuar kërkesën e tij në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale dhe një tentativë për të bërë spektakël, por socialistët mbrojtën me ngulm kërkesën e Beqajt.

Socialistët këmbëngulën që të hidhej në votim kërkesa e Beqajt për prezantim vizual të mbrojtjes së tij, ndërsa Vokshi e akuzoi PS-në për tentativë bllokimi të dëshmisë së tij, ndërkohë që i dha Beqajt mundësinë të lexojë një deklaratë para marrjes në pyetje.