Sun, Nov 24, 2024

Krahët e mbrojtjes, aty ku të kuqtë kërkojnë “derman” në merkaton e janarit

  • PublishedNovember 12, 2024

Pavarësisht se është në vendin e parë, këtij Partizani mund t’i evidentosh plot defekte dhe të meta, që stafi dhe lojtarët po përpiqen t’i përmirësojnë.

Aktualisht, një pikë ku të kuqtë nuk po gjejnë stabilitetin e duhur janë krahët e mbrojtjes. Andi Hadroj që nga grumbullimi i kaluar i kombëtareve ka hasur probleme me dëmtimet dhe nuk ka arritur të luajë pothuajse fare. Në vend të tij është aktivizuar fillimisht Osmanllari, më pas Janjeva në një ndeshje e në dy të tjera, Bytyçi.

Në anën e majtë Zguro është thuajse i larguar nga klubi, teksa ka pasur gjithnjë një balotazh mes Bytyçit dhe Buxhelajt, por në një ndeshje ka luajtur edhe Domgjoni.

Pavarësisht kaq shumë lëvizjeve, krahët kanë çaluar dhe nuk i kanë përmbushur pritshmëritë, ndryshe nga ç’ndodhte vjet me Hadrojn dhe Atanaskoskin. Mbetet të shihet sesi do të operohet në vijim, por me siguri krahët do të duhen përforcuar në merkaton e janarit.


AlbaniaWeb.net