Sat, Nov 23, 2024

Një “gjeneral” për Romën, Friedkin zgjedh Claudio Ranierin

  • PublishedNovember 13, 2024

Pas shkarkimit të Juric, në Romë të gjithë mendonin se zgjedhja më logjike do të ishte rikthimi i De Rossi-t, me ish trajneri që u tregua i gatshëm të rikthehej në stol, por stafi drejtues i klubit nuk ishte pro një rikthimi të tillë, pavarësisht se do të ishte një zgjedhje me pak kosto, pasi De Rossi është ende nën kontratë.

Këto ditë kanë qarkulluar emra pafund, por dy prej tyre, Allegri dhe Mancini, konfirmuan se nuk kanë pasur asnjë kontakt. I vetmi që e konfirmoi diçka të tillë ishte Rudi Garcia, por ish trajneri i Napolit nuk është një zgjedhje që “ngroh” drejtuesit e klubit.

Friedkin ndodhet në Londër, aty ku po “bombardohet” nga agjendë të ndryshëm, mes tyre edhe Ten Hag e Potter, por mediat italiane kanë një version ndryshe, shumë më bindës që pritet të bëhet zyrtare shumë shpejt.

Në mënyrë të papritur, Claudio Ranieri është gati të rikthehet edhe një herë në punë, për të marrë për herë të tretë drejtimin e Romës. Ranieri konfirmoi në fund të këtij sezoni se do të dilte në pension pasi arriti të mbante Cagliari-n në Serie A, por me sa duket është bërë pishman. Ranieri ka udhëtuar drejt Londrës për të takuar presidentin e Romës. Në këtë rikthim të tretë, Claudio do të jetë një trajner i përkohshëm deri në fund të këtij sezoni.

()

 


AlbaniaWeb.net