“Senatori Rubio sekretar shteti, zhvillim pozitiv për shqiptarët”, Mediu: Doli hapur kundër influencës ruse dhe iraniane në Ballkan
Ish ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndodhet ne SHBA, aty ku ka takuar njerëz të rëndësishëm të politikës amerikane.
Në mbështetje të republikanëve dhe Trump, Mediu zbulon se ka zhvilluar takime me politikanë që pritet të marrin poste kyçe në administratën e re.
Një ndër ta është edhe Marco Rubio, i cili flitet se do të emërohet sekretar shteti, një post që Mediu e cilëson si pozitiv për shqiptarët dhe Ballkanin, nëse do ta merrte Rubio.
Ndër takimet e tjera ishin edhe John Ratcliffe, kreu i ri i CIA-s, Mike Waltz, Këshilltari Sigurisë Kombëtare për Kosovën, Kristi Noem, sekretarja për Sigurinë e SHBA dhe Lee Zeldin ish kongresmen i New Yorkut.
“Administrata e Re Republikane e Trump po plotësohet për ditë me njerëz të rëndësishëm dhe të njohur të politikës Amerikane. Mundësia që Senatori Rubio të bëhet sekretar shteti është një zhvillim pozitiv për shqiptarët dhe Ballkanin.
Senatori Marco Rubio ka pasur një vëmendje të madhe për Ballkanin për Kosovën si dhe për Shqipërinë: Marco Rubio ka qenë hapur kundër influencës Ruse, Kineze dhe Iraniane në Ballkan.
John Ratcliffe me një karrierë të gjatë në Kongres dhe shërbimet inteligjente sot Drejtor i CIA.
Mike Waltz ka punuar sekretarët e Mbrojtjes Rumsfeld dhe Gates dhe ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, sot Këshilltari Sigurisë Kombëtare për Kosovën.
Kristi Noem Sekretarja për Sigurinë e SHBA.
Lee Zeldin ish kongresmen i New Yorkut mik i shqiptarëve, Administratori i Agjensisë për mbrojtjen e Mjedisit.
Kam pasur nderin dhe kënaqësinë t’i njoh dhe takoj ndër vite në pozicione të ndryshme. Sot shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut politik dhe jo politik si dhe diasporë të bashkohen në mbështetje të interesave kombëtare të kërcënuara nga Serbia dhe aleatët e saj Rusia dhe Kina. Të gjithë njohës të rajonit dhe interesave shqiptare.
Tirana zyrtare të heq dorë nga qëllimet paternaliste ndaj Kosovës dhe vllazëria me Serbinë. Çdo qasje si pazar politik do dëmtonte të ardhmen e kombit tonë”, shkruan Mediu në postim.
AlbaniaWeb.net