Sat, Nov 16, 2024

Laert Haxhiu u dënua me burgim të përjetshëm, ku u bazua Apeli i Posaçëm? Si anëtarët e grupit të tij tentuan të dëmtojnë dy prokuroret

  • PublishedNovember 13, 2024

Laert Haxhiu që konsiderohet si kundërshtari i Aldo Bares, u dënua me burgim të përjetshëm nga Apeli i Posaçëm.

Dosja ku 32 vjeçari u gjet fajtor bazohet në provat e mbledhura nga prokurorja Doloreza Musabelliu, mbi atentatin ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, si dhe u plagosën dy të tjerë. Shënjestër e masakrës së Lushnjës ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, për të cilin Haxhiu dhe dy bashkëpunëtorët e tij Orgers Birbili dhe Anterio Kaloshi, siguruan informacion se kishte mbërritur në Shqipëri dhe po ashtu morën detaje mbi vendet që frekuentonte.

Vrasja e Xhulio Shkurtit mbeti në tentativë dhe prokurorja Musabelliu e klasifikoi ngjarjen si të kryer për motive hakmarrjeje, një vetëgjyqësi e nisur mbas vrasjes së Klodian Haxhiut. Por teksa prokurorja Musabelliu po zbardhte çështjen që i ishte deleguar për kompetencë nga prokurorja lokale Merita Selimi, anëtarët e grupit të 32 vjeçarit diskutonin t’i dëmtonin që të dyja. Hetimi i planeve kundër dy prokuroreve është pjesë e një dosjeje të dytë, që u vu në lëvizje pak kohë mbasi dy bashkëpunëtorët e Haxhisë morën burg të përjetshëm.

Hetimi ndaj Leart Haxhiut për dosjen numër dy janë veçuar dhe ndërkohë janë dorëzuar në gjykim edhe nëntë persona. Edhe ata për krime që ndodhën gjatë 2021- 2023 ku synohej jo vetëm jeta e kundërshtarëve të tyre por edhe prona e personave që anonin nga Aldo Bare edhe ky i dënuar i përjetshëm.



AlbaniaWeb.net