Sat, Nov 16, 2024

Elsa Lila rrëfen kohën kur ishte në burg: Donin të më vrisnin

  • PublishedNovember 13, 2024

Elsa Lila, ka folur për kohën kur ishte në burg në Itali për dy muaj dhe se si një grua kishte tentuar ta vriste.

Në një intervistë, Elsa rrëfeu se gjithë këtë eksperiencë në jetë e ka sjellë përmes librit të saj më të ri, “Mirë se vini në Rebibbia”, ku ka treguar me detaje vështirësitë e atyre ditëve.

Pata akses në disa njerëz që më dhanë mbrojtje. Atje mund të ndodhë çdo gjë. Sepse ka të dënuara me faj që nuk kanë as ekuilibër psiqik dhe mund të të dëmtojnë, por jo sepse e kanë problemin me ty. Rastësia e deshi që unë të gjeja disa persona aty brenda, si vajza shqiptare dhe dy gardianet që më mbrojtën aty brenda”, tha ajo në Dritare.net.

Këngëtarja tha se ishte izoluar në 41bis dhe nuk kishte komunikime me askënd jashtë. Por, për fatin e saj të mirë, në ambientet e burgut ishte njohur me një vajzë shqiptare, e cila e kishte marrë në mbrojtje.

Elsa Lila: Më futën në izolim, hetonin telefonin, lidhjet mesazhet. Isha në 41bis dhe nuk komunikoja dot me askënd jashtë. Nuk përmend dot emrat as të klanit që ishte aty brenda që mua më mbrojti, për privatësi… Ishte një klan, i cili, nëpërmjet vajzës shqiptare më dha akses dhe mbrojtje aty brenda.

Rudina Xhunga: Sepse nëse nuk ke mbrojtje mund të ndodhë siç ty të ndodhi që erdhën të të vrisnin?

Elsa Lila: Po! Atje mund të ndodhë çdo gjë. Pata akses në disa njerëz që më dhanë mbrojtje. Atje mund të ndodhë çdo gjë. Sepse ka të dënuara me faj që nuk kanë as ekuilibër psiqik dhe mund të të dëmtojnë, por jo sepse e kanë problemin me ty.

Rastësia e deshi që unë të gjeja disa persona aty brenda, si vajza shqiptare dhe dy gardianet që më mbrojtën aty brenda. Më mbushën me forcë, me kurajo dhe le të themi edhe që nuk kam pasur një jetë të thjeshtë. Nuk vij nga një jetë përrallash. Kam pasur një jetë jashtë të zakonshmes, pra kam kaluar shumë gjera, kjo ë ka bërë ë përballojë edhe situata ekstreme si kjo.

Elsa Lila u arrestua në vitin 2022 pasi u dyshua se ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me shitjen e drogës në Romë.