Të shtëna me armë në lokal, thellohet tragjedia në Kosovë, humb jetën edhe i plagosuri tjetër
Dy të vdekur në Klinë të Kosovës, pas të shtënave me armë në një lokal në sheshin Mujë Rugova, në Klinë.
Menjëherë policia dhe emergjenca ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa është konstatuar vdekja e një personi ndërkohë që një tjetër, fillimisht është dërguar në qendrën e mjekësisë familjare në Klinë e pastaj në urgjencën e spitalit rajonal të Pejës, por ka humbur jetën
Sakaq, një i dyshuar është arrestuar, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave.
AlbaniaWeb.net