Fri, Nov 15, 2024

Protesta në Paris, qytetarët kundër ndeshjes me Izraelin! Macron-it “nuk i intereson”, ndjek ndeshjen në stadium

  • PublishedNovember 14, 2024

Një protestë me qindra pjesëmarrës u zhvillua në Paris përpara ndeshjes se ekipit vendas me Izraelit, mbrëmjen e së enjtes.

Lufta në Lindjen e Mesme ka bërë që kjo ndeshje të kundërshtohet nga qytetarët vendas, me brohoritje.

Flamujt e Libanit dhe Gazës u valëvitën gjatë gjithë protestës, ndërsa “liri për Palestinën” oshëtiu në rrugët e Parisit.

Protestuesit marshuan në rrugët qendrore të Parisit, duke e quajtur aktivitetin si një “mbrëmje të urrejtjes dhe turpit”.

“Imagjinoni sikur një shoqatë të organizonte një mbrëmje për Hezbollahun ose Hamasin, policia kurrë nuk do të kishte lejuar diçka të tillë. Kjo situatë është thjesht e padrejtë”, janë shprehur protestuesit.

Marshimi ishte kryesisht paqësor, por protestuesit thyen dritaret në një restorant përgjatë rrugës. Autoritetet franceze mbrojtën zhvillimin e aktivitetit, pasi sipas tyre “nuk paraqiste kërcënim për rendin publik”.

Presidenti francez Emmanuel Macron, pa u shqetësuar aspak nga protestuesit, ndoqi i qetë ndeshjen e Liges se Kombeve, e cila përfundoi me 0 gola.

Autoritetet në Paris angazhuan mbi 4 mijë policë dhe 1,600 punonjës të stadiumit për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje, e cila u prit me shumë polemika.


AlbaniaWeb.net