Edhe pse të ndarë, Ledri Vula mban ende tatuazhin kushtuar Sarës
Ledri Vula bëri një zbulim të veçantë gjatë premierës së emisionit të ri të Arbana Osmanit, ku për herë të parë foli hapur për një tatuazh personal të lidhur me jetën e tij të mëparshme.
Ndërsa diskutohej tema e tatuazheve me domethënie, Ledri pranoi se mban ende të shkruar në trup datëlindjen e ish-partneres së tij, Sara Hoxhës.
Pavarësisht se kanë ecur përpara në jetët e tyre, Ledri tregoi se nuk e ka ndërmend ta heqë këtë tatuazh, duke e cilësuar atë si një kujtim të veçantë dhe të pandryshueshëm.
Ai ndau se çdo tatuazh mbart një histori dhe për të, kjo shifër në trup mbetet një simbol i rëndësishëm, që i kujton momentet e ndara me Sarën.
Gjatë intervistës, ai foli edhe për ndarjen dhe për vajzën, Poem Blu.