Ledri Vula zbuloi detaje nga ndarja e tyre, ky është veprimi që bëri Sara Hoxha
Pavarësisht se janë ndarë prej një kohe të gjatë dhe kanë pasur lëvizje të ndryshme në rrjetet sociale, Sara Hoxha ka bërë një hap të papritur pas intervistës së fundit të Ledrit në emisionin “Mirëmbrëma Yje”.
Deri tani, Sara kishte ruajtur fotot me Ledrin në profilin e saj në Instagram, duke i lënë ato në publik, ndryshe nga ai që kishte hequr çdo gjë që lidhej me marrëdhënien e tyre.
Por, pas intervistës së reperit, ku ai zbuloi detaje të jetës së tyre private, Sara vendosi që të fshinte të gjitha fotot me Ledrin nga rrjetet e saj sociale.
Gjatë bisedës në “Mirëmbrëma Yje”, Ledri ka zbuluar disa momente nga marrëdhënia e tij me Sarën, duke përfshirë një ngjarje që e ka lënë të befasuar atë dhe të tjerët.
Reperi ka kujtuar periudhën kur Sara i ka telefonuar për t’i thënë se do të bëhej baba, edhe pse ata kishin qenë të ndarë vetëm disa javë më parë. Ai ka zbuluar gjithashtu se shtatzënia e Sarës ka ardhur në një moment shumë të papritur për të.
“E kena dashtë, por ka ardhur befas, bash në atë moment kur s’e kemi pritë. Na jena nda një ditë para pandemisë, dhe pastaj dy-tre javë më vonë, Sara më thirr. Kur i morra telefonin, thash: ‘Hë, çka u bo tash?’ Dhe ajo më tha se ishte shtatzënë,” ka rrëfyer Ledri, duke shtuar se pyetja e tij e parë kishte qenë nëse ajo do ta mbante fëmijën.
Reperi ka theksuar gjithashtu se ndonëse e kishte dëshiruar të bëhej baba, ky lajm ishte një surprizë për të, pasi ata kishin qenë të ndarë dhe nuk e kishin planifikuar atë moment të tillë. Sipas Ledrit, vendimi i Sarës për të mbajtur fëmijën ishte një hap që e ka ndryshuar jetën e të dyve.
Ndërsa u pyet për ndarjen e tij me Sarën, Ledri ka deklaruar se nuk është ndalur të mendojë për arsyet pse nuk funksionoi lidhja e tyre, duke theksuar se i vjen keq vetëm për Poit, vajzën e tyre.