Sat, Nov 16, 2024

Kore anti-shqiptare në Bukuresht/ Ndërpritet sfida Rumani-Kosovë, kapiteni Rrahmani merr lojtarët drejt dhomave të zhveshjes

  • PublishedNovember 15, 2024

Sfida midis Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë vetëm në minutat e saj të fundit, kur tifozët rumunë provokuan me kore anti-shqiptare.

Futbollisti rumun Alibec u përplas me Rrahmanin, kur në ato momente filluan koret: “Kosova është Serbi” nga tifozët rumunë.

Pas kësaj, lojtarët “Dardanë” vendosën që të bojkotonin sfidën, teksa nuk lejuan që të luhej goditja e fundit e dënimit.

Koret nuk pushuan teksa, kapiteni Amir Rrahmani i bëri thirrje shokëve të tij të skuadrës që të shkonin drejt dhomave të zhveshjes dhe duke braktisur fushën e lojës.

Pas disa minutash, ishin dhe arbitrat ata që u drejtuan te dhomat e zhveshjes, me sfidën që u ndërpre.



AlbaniaWeb.net