Sat, Nov 16, 2024

Pas videos së Livias, reagon partnerja e Mevlanit: I besoj njeriut tim të zemrës

  • PublishedNovember 15, 2024

Në spektaklin e fundit të “Big Brother VIP Kosova,” Mevlani përjetoi një nga momentet më emocionuese të qëndrimit të tij në shtëpi, kur e dashura e tij hyri papritur për ta surprizuar dhe i dha lajmin e gëzueshëm se është në pritje të një fëmije. Megjithatë, kjo surprizë e bukur nuk kaloi pa jehonë jashtë shtëpisë. Ish e dashura e Mevlanit, Livia pretendonte se ai i kishte shkruar natën para hyrjes në shtëpi, duke i shprehur dashurinë e tij.

Gjatë spektaklit të sotëm, këto pamje iu shfaqën Mevlanit në dhomën e rrëfimit, ku ai pati mundësinë të japë shpjegimin e tij. Mevlani pranoi se e kishte pritur këtë reagim dhe shfrytëzoi rastin për të sqaruar ngjarjen nga këndvështrimi i tij.

Nga ana tjetër, e dashura e Mevlanit reagoi me një mesazh të sinqertë dhe mbështetës, duke e inkurajuar atë që të vazhdojë rrugëtimin e tij në lojë dhe të mos shqetësohet për situatat jashtë shtëpisë.

“Mirëmbrëma të gjithëve, mirëmbrëma Mevlan. Këtë videomesazh e kam për ty, por sigurisht edhe për të gjithë publikun. Në radhë të parë dua të të them që jam shumë mirë. Sigurisht që kushdo që të ishte në këtë situatë, do të prekej, por unë kam besim të plotë tek ty, gjithashtu kam mbështetjen e familjarëve tanë dhe miqve të tu, po ashtu. Për disa njerëz më me rëndësi është fama, për disa është familja, por ti e ke treguar mirësinë e shpirtit tënd. Tani më e rëndësishme për ne të dy është ardhja në jetë e fëmijës tonë. Në radhë të dytë unë i besoj njeriut tim të zemrës dhe dua që ti të mos shqetësohesh për mua dhe të gjithë situatën e krijuar këtu jashtë dhe të vazhdosh rrugëtimin tënd në Big Brother VIP. Për sa i përket videos që po qarkulloj në rrjete sociale, kam vetëm diçka për të thënë: koha ëshrë gjykatësi më i mirë i gjërave,faleminderit dhe të dua shumë”.