Njihuni me dy banorët e tjerë të cilët u bënë pjesë e “BBVK”
Në puntatën e djeshme të “BBVK” u bënë pjesë tre banorë të rinj. Pas Eduart Kuçit, ish-banori i “Përputhen”, u bënë pjesë edhe dy konkurrentë të rinj, të cilët do të luftojnë për çmimin e madh.
I pari ishte Paul Morina, një ekonomist, biznesmen dhe aktor me përvojë në projekte filmike ndërkombëtare në SHBA, si dhe në Kosovë kohëve të fundit.
Dhe Anisa Veseli, këngëtare dhe influencere. Sa u përket arsyes pse u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë, Anisa tha se kërkon të përjetojë eksperienca të reja dhe të përballet me sfida të vështira.