Shpërthim në një godinë në Kamëz, dyshohet se…
Një incident është regjistruar rreth orës 03:30 në rrugën “Arben Broci” në Kamëz.
Sipas njoftimit të policisë, në një godinë, e përshtatur si studio muzikore në punësi të shtetasit me iniciale A.A., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit A. A., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale (janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat).
Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
AlbaniaWeb.net