Sun, Nov 17, 2024

Alma Bektashi flet sërish për tradhtinë: E pamundur të komunikosh me një narcistoid

  • PublishedNovember 17, 2024

Këngëtarja e njohur Alma Bektashi ka ndarë përsëri detaje rreth përfundimit të martesës së saj pas një tradhtie që, sipas saj, ishte e patolerueshme. Në një intervistë të fundit, ajo shpjegoi se, edhe pse kanë kaluar tre vite nga ndarja, procesi i divorcit ende nuk ka përfunduar.

“Ende nuk ka përfunduar divorci. Ishte dëshira ime për Vitin e Ri që këtë vit të mbaronte, por ende jo,” tha Alma, duke e cilësuar këtë vonesë si një barrë të vazhdueshme.

Ajo theksoi se tradhtia është për të një formë e qartë mosrespekti nga partneri, një kufi që nuk mund të kapërcehej. Gjatë intervistës, këngëtarja pranoi se fillimisht kishte menduar se faji mund të ishte tek ajo, por më vonë kuptoi se problemet kryesore lidhen me mungesën e komunikimit në marrëdhënie.

“Fillimisht mendon se ke gabuar diku. Çiftet këtu tek ne nuk komunikojnë. Jeta jonë është plot me justifikime, nga ‘po dal me shokët’ deri te ‘po iki të pi një kafe’. Femra shpesh mbetet të mbajë gjithë barrën vetë,” tha ajo.

E pyetur nëse kishte dëshirë të ruante një marrëdhënie miqësore me ish-bashkëshortin, këngëtarja ishte kategorike: “Është e pamundur të komunikosh me një narcistoid, dikë që mendon vetëm për veten. Kjo e bën çdo gjë të vështirë.”

Në një rrëfim të mëparshëm, Alma ka treguar se për lidhjen e ish-bashkëshortit me një psikologe 20 vite më të re, ishte njohur nga portalet. Pavarësisht dyshimeve të mëhershme, ajo vendosi përfundimisht të mbyllte martesën e saj 25-vjeçare kur tradhtia u bë publike.