Sun, Nov 17, 2024

A do hynte në BBV 4? Ja si përgjigjet Livia Brunga

  • PublishedNovember 17, 2024

Livia Brunga, e ftuara e mbrëmjes së djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, ka shkaktuar reagime të shumta me deklaratat e saj ndaj ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Mevlan Shaba.

Në bisedën me moderatoret e panelit, Livia zbuloi disa detaje që ngritën pikëpyetje mbi marrëdhënien mes saj dhe familjes së Mevlanit.

Gjatë intervistës, ajo deklaroi se familja e Mevlanit e mbështet dhe shtoi se kjo situatë është një “moment i vështirë”.

Në fund të intervistës, Rudina Dembacaj e sfidoi me një pyetje intriguese: “A do të bëheshe pjesë e Big Brother VIP 4?”

Livia, duke mos e përjashtuar mundësinë, u përgjigj:

“Sigurisht që është një moment pak i vështirë, por nëse vendos të hyj në Big Brother, do ta bëj vetëm në Top Channel, Shqipëri. Kam pasur oferta për ta bërë edhe në Itali, por për mua është më kuptimplotë këtu.”

Deklaratat e saj kanë ndezur diskutime, duke rritur interesin për pjesëmarrjen e mundshme të Livias në formatin e njohur. A do ta shohim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri? Kjo mbetet për t’u parë.