Sulmuesi: Po përmirësohem te PSG, nuk mendoj për merkaton
Kolo Muani, i intervistuar nga Telefoot, ka folur për situatën e tij te PSG, teksa ka mohuar edhe zërat e merkatos që e shohin larg Parisit.
“Duhet të ruajmë mentalitetin, më takon mua të vazhdoj të punoj në mënyrë që trajneri të ketë besim tek unë. Është pjesë e historisë sime. Gjithmonë kam punuar, nuk kam pasur kurrë gjëra të lehta.
“Thashethemet e merkatos- Jo, nuk i kam menduar kurrë. Duhet të vazhdoj të punoj, të tregoj se çfarë mund të bëj dhe të jap më të mirën”- tha ai.
(J.S/)